​Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

Auto

​Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:51
Ilustrim

Drag Race është ndër disiplinat më të preferuara për garuesit dhe dashamirët e automobilizmit në Kosovë. Në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e dytë e kësaj disipline për këtë vit.

Interesimi edhe kësaj radhe është mjaft i madh, prandaj gara do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën do të mbahet gara në klasat 16, 15 dhe 14, ndërsa klasat tjera garojnë të dielën.

Ndërkohë, procedurat e pjesëmarrjes janë ato të zakonshme, me një dallim të vetëm.

Ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe, regjistrimi për pjesëmarrje në garë, pajisja me numra dhe kontrollimi teknik, nuk do të bëhen në pistë, por në një pikë të karburantit në Sllatinë, drejtimi Prizren-Prishtinë.

Këto procedura do të kryhen nga ora 09:00 deri 10:30. Pastaj do të vazhdohet me vozitjet e lira, brifingun me garues epublikimin e rezultateve kualifikuese.

Të dielën, gara zyrtare fillon në orën 12:00, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj bëhet publikimi i rezultateve. Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Eurogoma RT dhe institucionet relevante i ka marrë të gjitha masat për rrjedhë sa më të mirë të garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat