Më shumë se gjysma e veturave janë të bardha dhe të zeza, por pse shoferët zgjedhin kryesisht këto ngjyra?

Auto

Më shumë se gjysma e veturave janë të bardha dhe të zeza, por pse shoferët zgjedhin kryesisht këto ngjyra?

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:41
Foto Ilustrim

Mbi tre të katërtat e të gjitha makinave në rrugë kanë ngjyrë të jashtme të bardha, të zeza, argjendi ose gri.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania BASF, këto 4 ngjyra u përfaqësuan në vitin 2019 te 78% e automjeteve në rrugë.

Klientët më së shumti vendosën të bardhën (39%), e ndjekur nga e zeza (16%), gri (13%) dhe argjend (10%).

CNBC kërkoi përgjigjen në pyetjen pse shumica dërrmuese e shoferëve zgjedhin pikërisht këto ngjyra.

Ekzistojnë një numër faktorësh në lojë, duke përfshirë faktin se e bardha, e zeza, gri dhe argjendi “shkojnë me gjithçka”, si dhe janë në dispozicion në pothuajse çdo model në treg.

Këto ngjyra gjithashtu nuk dalin nga moda, ndryshe nga disa ngjyra “ekstravagante” që më vonë mund të mos i pëlqejnë më pronarit të automjetit.

Për më tepër, në tregje të caktuara, klientët priren të blejnë automjetet e tyre drejtpërdrejt nga salla e ekspozitës, ku ata tashmë janë shfaqur, në vend që t’i porosisin ato veçmas nga fabrika në një ngjyrë të caktuar dhe të presin për ca kohë për dorëzim.

Kjo është e përshtatshme për klientët, sepse ata mund të hipin menjëherë në makinën e tyre dhe të largohen.

Psikologjia gjithashtu luan një rol të rëndësishëm dhe CNBC vëren në raportin e saj se ngjyra blu është e popullarizuar kur bëhet fjalë për automjetet elektrike.

Kjo është pjesërisht për shkak të prodhuesve të makinave të cilët, kur automjetet elektrike filluan të bëhen të popullarizuara, shpesh përdornin një ngjyrë të caktuar blu, kështu që tani konsumatorët e lidhin këtë ngjyrë me automjetet elektrike.

Gjithashtu, falë përmirësimeve në teknologji, gjithnjë e më shumë opsione të bardha, të zeza dhe gri janë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat