Çfarë ndodhë me gomat kur vetura bën ‘drift’ – pamje me GoPro nga brendësia e gomës dhe poshtë veturës

Auto

Çfarë ndodhë me gomat kur vetura bën ‘drift’ – pamje me GoPro nga brendësia e gomës dhe poshtë veturës

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Falë Fast and Furious dhe të tjerëve, ne e dimë se si duket dhe si tingëllon një makinë që bën ‘drift’.

Ajo që ne nuk e dimë, megjithatë, është ajo çfarë ndodh brenda gomës së pasme dhe poshtë një makine ndërsa bën ‘drift’, dhe për fat të mirë, kjo video nga kanali YouTube Warped Perception dhe teknologjitë e fundit kanë përgjigjen për ju.

Në një video të mëparshme, Warped Perception kishte montuar një GoPro brenda motorit të makinës Toyota Supra për të marrë një perspektivë se si ajri dhe karburantet hyjnë në një cilindër.

Tani, në një video të re, ai vendosi dy GoPro Hero 9, një nën makinën e tij dhe të dytën në gomën e pasme, të cilat përshtaten shumë mirë. Në këtë mënyrë, ai ishte në gjendje të kapte atë që po ndodhte gomat e pasme, ndërsa e çonte makinën në kushte ekstreme për aq sa mundej. Është e panevojshme të thuhet, rezultatet ishin interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat