Ja se sa i paguan Elon Musk punonjësit e tij në Gjermani

Auto

Ja se sa i paguan Elon Musk punonjësit e tij në Gjermani

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 07:20
Elon Musk

Në korrik të vitit 2021, prodhimi në fabrikën gjigante afër Berlinit do të fillojë me 8,000 të punësuar.

Rekrutimi i punonjësve të Tesla tashmë është në proces. Kërkohen mijëra punonjës. Ata jo vetëm që rekrutohen përmes faqes së tyre të internetit, por edhe me ndihmën e disa agjencive.

Në parim, 12,000 punonjës kërkohen për fazën e parë te fabrika gjigante. Do të duhet deri në vitin 2022 para se të arrihet ky numër. Në çdo rast, prodhimi duhet të fillojë me 8,000 të punësuar në korrik të vitit 2021.

Deri më tani, drejtuesit dhe specialistët tashmë janë punësuar, sipas Jochem Freyer, kreu i agjencisë së punësimit, në një intervistë me Berliner Zeitung.

Potenciali i fitimit duhet të jetë joshës për shumë njerëz: Paga fillestare për punëtorët e pakualifikuar, d.m.th. në nivelin më të ulët me shtesa turni, arrin në 2,700 euro bruto në muaj. Punonjësit me një kualifikim të përshtatshëm profesional do të merrnin 3,500 euro bruto.

Fabrika gjigante aktualisht është duke u ndërtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat