Mercedes-AMG thyen rekordin në shtegun e famshëm të Nurburgringut

Auto

Mercedes-AMG thyen rekordin në shtegun e famshëm të Nurburgringut

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:09
Mercedes-AMG

Mercedes-AMG GT Black Series ka thyer rekordin e shpejtësisë në shtegun e famshëm për vetura, Nurburgring.

Vetura tejet e shpejtë kaloi shtegun për 6:43.616 minuta, duke mposhtur rekordin e shkuar të cilin e mbante Lamborghini Aventador SVJ, për më shumë se një sekondë.

Mercedesi ka thënë se për të thyer këtë rekord i ka përshtatur strukturën AMG GT Black Series duke ia përmirësuar aerodinamikën.

Rekordi u vendos nga garuesi i Mercedes-AMG GT3, Maro Engel.

Vetura ka motor 4.0-litërsh V8 me 720 kuajfuqi, me fuqinë që lidhet me rrotat e pasme.

Ky model kushton rreth 370 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat