Carmen Boulogne, vetura superluksoze e markës spanjolle Hispano Suiza

Auto

Carmen Boulogne, vetura superluksoze e markës spanjolle Hispano Suiza

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:52
Carmen Boulogne

Hispano Suiza, një firmë spanjolle e automobilave, prezantoi të mërkurën në Madrid, modelin e dytë të Carmen Boulogne.

Kjo veturë është një version më sportiv, më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë sesa Carmeni i modelit të parë, që u zbulua në Sallonin e Gjenevës vitin e kaluar.

Motori i kësaj makine ka 1.114 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 290 km/h.

Nga 0 në 100 km/h arrin për 2.6 sekonda.

Çmimi i Carmen Boulogne është 1,65 milionë euro.

Emri i kësaj veture është vendosur për nder të fitores së kësaj marke spanjolle në një garë të zhvilluar në Francë, pranë Boulognes, në vitin e largët 1921.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat