Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Auto

Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të mjeteve për shkrirje të akullit

E gjitha që ju nevojitet janë alkooli dhe uji.

Qitni në një shishe me spërkatës në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë). Spërkatni nëpër xhamat e ngrirë.

Për disa sekonda akulli do të zbutet dhe lehtë do të mund ta hiqni, pa gërryerje të mundimshme.

Nëse jeni diku në qytet, xhamat ju janë ngrirë, ndërsa me vete nuk keni as sprej, as ujë të nxehtë, as gërryesin – përdorni kartelën e bankës dhe gërryeni akullin.

Vënia e kartonit në xhama është preventivë e shkëlqyeshme që xhamat në veturë fare të mos ngrihen.

Në vend të kartonit mund të vini edhe ndonjë peshqir të vjetër.

Truk se si të mos mjegullohen xhamat e veturës

Lyeni të gjithë xhamat me shkumë rroje dhe fërkoni mirë me leckë letre, derisa teprica e shkumës të zhduket.

Të njëjtën metodë mund ta përdorni edhe te pasqyrat e banjës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat