Garojnë se cila veturë elektrike bën më së shumti kilometra – Renault Zoe i len pas Peugeot, VW, Honda, Opel dhe Mini!

Auto

Garojnë se cila veturë elektrike bën më së shumti kilometra – Renault Zoe i len pas Peugeot, VW, Honda, Opel dhe Mini!

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Foto

Siç edhe mund ta imagjinojmë të gjithë, e ardhmja e veturave do të jenë ato elektrike!

Marrë parasysh këtë, brendet më të fuqishme botërore tash e një kohë të gjatë kanë filluar ngadalë procesin e tranzicionit në vetura elektrike, duke prodhuar vazhdimisht modele të ndryshme.

Por, sa kilometra mund t’i bëni me një mbushje të baterisë me vetura të ndryshme elektrike?

Këtë testim e ka bërë kanali i njohur në YouTube, “Carwow”, ku ka testuar veturat Renault Zoe, Peugeot e-208, Volkswagen e-UP, Honda E, Mini Electric dhe Vauxhall Corsa se cila prej tyre udhëton më ë gjati.

Siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme, fituese e kësaj gare rezulton të jetë Renault Zoe me 369 kilometra, ndjekur pas nga Corsa (280 km), VW e-Up (261 km), Peugeot e-208 (259 km), Mini Cooper SE (248 km) dhe Honda E (182 km).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat