Daimler po u dhuron punëtorëve një ‘bonus’ prej njëmijë eurove për shkak të krizës së COVID-19

Auto

Daimler po u dhuron punëtorëve një ‘bonus’ prej njëmijë eurove për shkak të krizës së COVID-19

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka njoftuar se do të paguajë punonjësit e tij gjermanë 1000 euro secilit.

Ky po llogaritet “bonus në kohë të coronavirusit”, në mënyrë që të kompensojë barrën e tyre personale dhe ekonomike, sepse ata duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse dhe të punojnë nga shtëpia, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të coronavirusit, ky 2020 ka qenë një vit i sfidave të veçanta. Gjatë këtyre ditëve të jashtëzakonshme, kompania ka qenë gjithmonë në gjendje të llogarisë në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës së saj të punës”, tha shefi i Burimeve Njerëzore të Daimler  Willyfred Port.

Rreth 160,000 punonjës në Gjermani do të marrin një bonus nga kompania me bazë në Stuttgart, prodhuesi i markës Mercedes-Benz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat