Mercedes-Benz shpërblen punëtorët në Gjermani me nga 1 mijë euro bonus

Auto

Mercedes-Benz shpërblen punëtorët në Gjermani me nga 1 mijë euro bonus

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Mercedes-Benz

Për shkak të situatës me Covid-19, prodhuesi Daimler që ka nën pronësi Mercedesin do t’i shpërblejë punëtorët në Gjermani me 1 mijë euro si “bonus për koronën”.

“Për shkak të Koronës, 2020-ta ishte një vit shumë sfidues.

Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, kompania gjithmonë ka mund të llogarisë në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës sonë punëtore,” ka thënë shefi i personelit të Daimler, Wilfried Porth.

Rreth 160 mijë punëtorë do të marrin këtë bonus, kanë thënë nga kompania Daimler.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat