Cilat makina u shitën më së shumti në Gjermani në vitin 2020?

Auto

Cilat makina u shitën më së shumti në Gjermani në vitin 2020?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Nuk është sekret që shoferët gjermanë preferojnë automjetet e tyre.

Siç pritej, gjatë 11 muajve të vitit 2020, gjermanët më së shumti blinin makina nga prodhuesit vendas. Dominimi i modeleve të zotëruar nga kompanitë gjermane në këtë treg tregon më së miri lista e dhjetë shitësve më të mirë në periudhën janar-nëntor, e përpiluar nga faqja e specializuar focus2move.com

Tri vendet e para u zunë nga makinat e Volkswagen, përkatësisht Golf (122,828 automjete të shitura), Tiguan (55,589), Passat (53,321).

I katërti është Ford Focus (49,225), dhe i pesti është një Volkswagen tjetër, modeli Polo (41,789).

Ai është pasuar nga MINI (39667), Mercedes A klasë (39519), Mercedes C klasë (37.480) dhe Mercedes GLC (34566).

Lista e 10 më të mirëve është mbyllur nga Audi A4, me 32,862 njësi të shitura në periudhën janar-nëntor 2020.

Për shkak të krizës pandemike që goditi botën, përfshirë Gjermaninë, të gjithë modelet e përmendura të makinave kanë pësuar një rënie të shitjeve këtë vit në krahasim me atë të mëparshëm.

Rënia më e madhe në shitje u regjistrua nga klasa Mercedes C (-38,3%), e ndjekur nga Golf (-35,1%), dhe Tiguan (-32%) dhe Audi A4 (-31,1%). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat