Mini i ri vjen më 2023 me dizajn më ndryshe

Auto

Mini i ri vjen më 2023 me dizajn më ndryshe

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:45
Mini

Gjenerata e re e Minit pritet të arrijë gjatë vitit 2023, por sipas kreut të kompanisë, Bernd Körber, modeli i ri mund të vijë krejtësisht më ndryshe.

Modelet moderne të Minit sjellin atë pamje të famshme retro dhe pa marrë parasysh se cilën gjeneratë të modeleve Mini e shihni, do ta kuptoni menjëherë se për çfarë bëhet fjalë. Mini shpesh krahasohet me Porsche 911, sepse të dy janë modelet ikona të prodhuesve të vet dhe është e vështirë t’i ndryshosh shumë për arsye se klientët janë mësuar me dizajnin e tyre.

Megjithatë, Körber thotë se pasardhësi i versionit me tri dyer të Minit do të prezantohet gjatë vitit 2023 dhe se do të bëjë hap më të madh përpara sa i përket dizajnit në këto 20 vjetët e fundit.

Mini i ri mund të vijë me përmasa më të vogla se gjenerata aktuale dhe thuhet se do të ofrohet edhe në disa versione elektrike por në ofertë do të vazhdojnë të jenë modelet me motorë me djegie të brendshme.

Përveç Minit të ri me tre dyer, thuhet se në përgatitje është edhe Countryman i ri dhe se si mund të duken modelet e reja të Minit në të ardhmen mund të bazohemi në konceptin Vision Urbanaut EV. Po ashtu, pritet që nga ky model të merren detajet e dizajnit te modelet e reja të Minit.

Tani, mbetet të presim që të dalin fotografitë zyrtare dhe të shohim nëse Mini do të na shokojë apo të befasojë në mënyrë të këndshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat