Një biznes fitimprurës lulëzoi në vitin e coronavirusit: Ata fitojnë para duke lëshuar me qira oborrin për parking

Auto

Një biznes fitimprurës lulëzoi në vitin e coronavirusit: Ata fitojnë para duke lëshuar me qira oborrin për parking

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ky është një burim i të ardhurave që rregulloi buxhetet shtëpiake të shumë britanikëve gjatë pandemisë.

Përkundër një viti sfidues biznesi, banorët e Mbretërisë së Bashkuar fituan mbi 23 milionë euro në vitin 2020 nga qiraja e një oborri.

Më saktësisht, ata lëshuan me qira pjesë të oborrit për parkim ose vendet ekzistuese të parkimit që janë në pronësi të tyre.

E gjithë kjo u bë e mundur nga aplikacioni YourParkingSpace, përmes të cilit hapësirat e parkimit mund të merren me qira, për orë, për një ditë ose mujore.

Aplikacioni aktualisht ofron mbi 250,000 hapësira parkimi dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes.

Të gjithë ata që aplikojnë japin një përshkrim të vendndodhjes dhe përcaktojnë në mënyrë të pavarur çmimet dhe disponueshmërinë e parkimit.

Tani është interesante që aplikacioni gjithashtu ofron rreth 4,000 vende me një karikues për automjetet elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat