Super-vetura japoneze që arrin 100-kilometërshin për 1.69 sekonda

Auto

Super-vetura japoneze që arrin 100-kilometërshin për 1.69 sekonda

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:41
”Aspark Owl”

Me çmim prej 3 milionë eurosh dhe për 1,69 sekonda arrin shpejtësinë prej 100 km/h. Këto janë tre nga numrat e shumtë që përfaqësojnë më së miri super-veturën japoneze ”Aspark Owl”, me qendër në Osaka, ndërtimi i së cilës iu besua kompanisë italiane ”Manifattura Automobili Torino”.

Vetura do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për Evropë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Modeli i kësaj veture është ekspozuar tashmë në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.

Performanca e makinës është pothuajse një perfeksion shkencor, duke filluar nga furnizimi me energji te një magnet i përhershëm për të krijuar një veturë elektrike me të gjitha rrotat me 1.958 kuaj fuqi.

Bateria 64 kwh, do t’i garantojë veturës përshkimin e një distance prej 450 kilometrash.

Ndër elementet kryesore të modelit ”Aspark Owl” janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë strukturës dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1.900 kilogramësh.

Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat