Del në shitje Dodge Challenger i rrallë

Auto

Del në shitje Dodge Challenger i rrallë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:59
Dodge Challenger

Modeli Dodge Challenger i tejzgjatur në version limuzinë ka dalë në shitje në “eBay” me një çmim çuditërisht të lirë, vetëm 32,500 dollarë (rreth 26,500 euro).

Ky Challenger ka më shumë hapësirë në pjesën e pasme si dhe dy palë dyer “gullwing” (që hapen për së larti) – një palë në pjesën e mesme të veturës dhe një palë në pjesën e fundit.

Boshti i kësaj limuzine është zgjatur dhe këtë Dodge e shndërroi në 3.5 metra më të gjatë, që në total i bie të jetë 8.5 metra. Një model i tillë standard është i gjatë 5 metra, shkruan “motor1”.

Në enterier, duket sikur një limuzinë tipike. Po ashtu ka një bar, altoparlantë të instaluar te mbështetësit e kokës të ulëseve si dhe një televizion të madh.

Sipas “The Drive”, ky Dodgje Challenger i zgjatur ka motor Pentastar 3.6-litër V6 si dhe ka të kaluara rreth 128,000 kilometra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat