“Kia Motors” shiti mbi dy milionë njësi vitin e kaluar

Auto

“Kia Motors” shiti mbi dy milionë njësi vitin e kaluar

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:14
Kia Motors

Kompania ”Kia Motors Corporation” regjistroi shitje globale prej 2,61 milionë njësish në vitin 2020 të cilat, për shkak të pandemisë në vazhdim të Covid-19 dhe rrethanave të vështira në tregjet globale, ranë me 5,9% nga viti i kaluar.

Sidoqoftë, regjistrimet në Kore u rritën me 6,2% në 552 400 njësi, ndërsa ato jashtë tregut të brendshëm ranë me 8,7% në 2,05 milionë njësi.

Në renditjen e modeleve më të suksesshme, SUV Sportage zuri vendin e parë globalisht me 366 929 njësi, ndjekur nga Seltos SUV me 328 128 njësi dhe Sedan K3 me 237 688 njësi.

Vetëm në muajin dhjetor, shitjet e Kia u ulën me 3,8% krahasuar me vitin e kaluar duke arritur 218 256 njësi, nga të cilat 38 857 në Kore, (-20,9%) për shkak të ndërprerjeve të prodhimit në fabrikat lokale.

Shitjet jashtë Koresë u rritën me 1% në dhjetor në 179 399 njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat