Smarti “ndalon” prodhimin e veturave të vogla, fokusohet tek ato SUV

Auto

Smarti “ndalon” prodhimin e veturave të vogla, fokusohet tek ato SUV

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:08
Smart

Brendi i automobilave Smart, ka arritur të rrisë imazhin në botë me modele të veturave të vogla, kryesisht për nevoja në qytet.

Por, tash ka vendosur të bëjë një hap para. Këtë do ta dëshmojë me hapin e radhës që ka paralajmëruar, duke prodhuar një veturë SUV, ka thënë nënkryetari i sektorit të shitjes në këtë kompani, Daniel Lescow.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me Automobilewoche, modeli SUV i Smartit do të prodhohet bazuar në modelin Geely.

“Gjatësia e vaturës më nuk është faktori kryesor, e kemi ndryshuar fokusin. Duam të punojmë në një mënyrë tjetër, natyrisht me kualitet të madh. Kemi situatë të mirë, jo vetëm në Evropë, por edhe në Kinë. Veturat SUV në këtë vend aziatik janë gjithnjë e më të popullarizuara, andaj do ta prezantojmë në Kinë”, ka thënë Lescow.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat