Në Kinë del treni që ecën deri 620 kilometra për orë

Auto

Në Kinë del treni që ecën deri 620 kilometra për orë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:59
Kinë

Kina ka shpalosur një prototip të trenit të shpejtë “Maglev”, që është në gjendje të ecën deri në shpejtësinë prej 620 kilometrash për orë.

Treni ka fuqi të madhe përçuese sa që e bën të duket sikur “noton” në binarët e trenit.

Treni i gjatë 21-metra u zbulua para mediave në provincën Sichuan. Ai u krijua nga Universiteti i Jiatongut. Hulumtuesit nga ky universitet krijuan edhe një shteg 165-metërsh për të demonstruar funksionimin e trenit, shkruan CNN.

Profesori He Chuan u ka thënë gazetarëve se treni do të jetë në funksion brenda 3-10 vjetësh.

Kina është shtëpia e rrjetit më të gjatë të hekurudhave në botë, me më shumë se 37 mijë kilometra shtrirje.

Treni i parë i shpejtë, “Maglev”, nisi operimin më 2003. Ai arriti shpejtësinë deri 431 kilometra për orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat