Land Rover Defender vjen me një modifikim unik dhe të jashtëzakonshëm

Auto

Land Rover Defender vjen me një modifikim unik dhe të jashtëzakonshëm

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:20
Land Rover Defender

Ares Design, një kompani italiane që merret me modifikimin e veturave të ndryshme, tashmë ka modifikuar një Land Rover Defender.

Çmimet për këtë makinë të modifikuar nuk janë bërë të ditura, por pritet të kushtojë jashtëzakonisht shumë.

Kjo makinë ka nën kapakun e saj një motor 4.8 V8, dhe ka goma 305/70.

Motori zhvillon një forcë prej 278 kuaj fuqi dhe frenat janë nga AP Racing.

Për pjesën e jashtme, Ares ka shtuar drita LED të zbukuruara, krahë më të gjerë për të akomoduar ato goma të trasha dhe një kapak karboni dhe grilë karboni/rrethues të dritave.

Ka edhe karbon brenda, më qartë në timon dhe në pjesën e pasme të sediljeve të përparme.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat