G-Power përforcon M8-shin e BMW-së në 820 kuajfuqi

Auto

G-Power përforcon M8-shin e BMW-së në 820 kuajfuqi

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:09
G-Power përforcon M8-shin e BMW-së

Kompania e njohur bavareze G-Power, e cila merret me modifikimin e veturave, përveç versioneve Coupe dhe kabrio të M8-shit të BMW-së tani është marrë edhe me versionin Gran Coupe.

G-Power ka në dispozicion tri paketa të përforcimit për motorin 4.4-litër V8 të BMW M8 Gran Coupe Competition, i cili në version standard është me kapacitet prej 625 kuajfuqi.

Paketa e parë, G-Power “Stage 1”, përfshin përforcimin e motorit në 720 kuajfuqi, paketa “Stage 2” në 770 kuajfuqi si dhe “Stage 3” në 820 kuajfuqi.

Gjithashtu, kjo kompani për këtë M8 Gran Coupe ofron sistemin më të fortë të frenimit, kofanon dhe mbrojtësin e pasmë nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar, rrotat 21-inçësh “Hurricane” RR ose RS me gomat “Michelin”, si dhe timonin sportiv.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat