Po vjen vetura elektrike më e shpejtë në botë, tejkalon edhe shpejtësinë e Bugatti Veyron

Auto

Po vjen vetura elektrike më e shpejtë në botë, tejkalon edhe shpejtësinë e Bugatti Veyron

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:08
Vetura C-Two

Një veturë e dizajnuar së fundmi mund të arrijë shpejtësinë deri në 90 kilometra për orë, për më pak se dy sekonda.

Kjo po synon ta bëjë atë veturën më të shpejtë në botë.

Shpejtësia e veturës në mbi 400 kilometër për orë e kalon edhe atë të Buhatti Veyron, shkruan CNN.

Vetura C-Two do të jetë elektrike dhe do të prodhohet nga prodhuesi kroat Rimac Automobili ndërkohë që kompania ka bërë të ditur se është e gatshme për prodhimin e 150 njësive në fillim, me një çmim prej 2 milionë euro secila.

Mundësitë për të blerë hiperveturën janë të limituara por një prej vendeve ku mund ta porositësh atë paraprakisht është Dubai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat