Hyundai dhe Kia ndërrojnë mendje për veturat pa shofer, nuk bashkohen me Apple

Auto

Hyundai dhe Kia ndërrojnë mendje për veturat pa shofer, nuk bashkohen me Apple

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Hyundai dhe Kia kanë thënë se nuk janë në bisedime me Apple për të zhvilluar veturat pa shofer.

“Nuk do të bisedojmë me Apple për të zhvilluar veturat pa shofer”, ka thënë Hyundai në një komunikatë.

Në të thuhet se Hyundai ka marrë disa kërkesa nga shumë kompani të tjera që i kanë propozuar zhvillimin e veturave elektrike pa shofer, porse nuk është marrë ende ndonjë vendim.

Ndërkaq, Kia që është në pronësi tyë Hyundai, i është referuar komunikatës së kësaj të fundit, shkruan CNN.

Muajin e kaluar, ishte raportuar se Hyundai është në diskutime me krijuesin e iPhone që të zhvillojë vetura elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat