Audi lanson “bishën” e re elektrike

Auto

Audi lanson “bishën” e re elektrike

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Audi ka shpalosur modelin e ri elektrik “E-Tron GT”

Audi ka shpalosur modelin e ri elektrik “E-Tron GT”, një veturë me performanca të larta e zhvilluar bazuar në teknologjinë e njëjtë sikur “Porsche Taycan”.

Vetura pritet të dalë në shitje në pranverë në Evropë, me një çmim fillestar prej 100 mijë eurosh.

Blerësit në modelin standard do të fitojnë rreth 470 kuajfuqi, ndërsa në modelin më të fuqishëm, atë RS, do të fitojnë 590 kuajfuqi.

“E-Tron” mund të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 4.1 sekonda.

Modeli i ri vjen me sistem që tërheq me të gjitha rrotat, me një pako të baterisë prej 93kWh. Sipas kompanisë, i duhen vetëm pesë minuta baterisë që t’i mundësojë veturës kalimin e 100 kilometrave distancë.

Audi thotë se “E-Tron” mund të bëjë rreth 500 kilometra distancë me një mbushje të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat