Bugatti zbulon detaje të reja për veturën tetë milionëshe

Auto

Bugatti zbulon detaje të reja për veturën tetë milionëshe

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:34
Bugatti

Prodhuesi i njohur i veturave, Bugatti ka zbuluar detaje nga vetura e re “Centodieci”, e cila ka prodhim të kufizuar. Prototipi i parë është pothuajse i përfunduar.

Bugatti Centodieci është një veturë krejt e re që do të ketë të njëjtin motor si Chiron, por që funksionon me 1600 kuaj fuqi.

Vetura është 20 kg më e lehtë dhe aerodinamika është përmirësuar më tej, njofton “autoblog”.

Ajo do të arrijë përshpejtimin prej 100 kilometrash për orë në 2.4 sekonda, dhe duhet të arrijë 300 km/orë pas vetëm 13 sekondash. Shpejtësia maksimale do të jetë e kufizuar në 380 km/orë.

Pavarësisht çmimit fillestar prej 8 milionë eurosh, 10 kopje të kësaj makine u shitën në vetëm disa orë nga hapja e listës së porosive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat