Bugatti Chiron Sport, një dhuratë për Shën Valentin

Auto

Bugatti Chiron Sport, një dhuratë për Shën Valentin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:31
Bugatti Chiron Sport

Kur është fjala për dhurata për Shën Valentin, ekzistojnë shumë zgjedhje tradicionale – për shembull duke blerë ndonjë çokollatë dhe lule, duke e dërguar partnerin në një dark apo udhëtim romantik, apo edhe duke i blerë ndonjë stoli të çmuar.

Por çfarë nëse jeni duke punuar me një buxhet prej rreth 3,3 milionë dollarë? Atëherë mund të bëni siç ka bërë një burrë për gruan e tij dhe të porositni një Bugatti Chiron Sport për partneren tuaj.

Një burrë, përmes autosallonit H.R. Owen në Londër, ka bashkëpunuar për së afërmi me dizajnerët e Bugattit në Molsheim, Francë, për të perfeksionuar kërkesën e tij. Emri i kësaj veture luksoze është “Alice” dhe meqenëse emri i burrit dhe gruas nuk është zbuluar, supozohet se “Alice” mund të jetë i gruas, i cili shihet në disa vende brenda veturës.

Bugatti Chiron Sport “Alice” vjen me eksterier me ngjyrë të kombinuar (bardhë-trëndafil), maskën e përparme më ndryshe, rrotat me ngjyrë trëndafili si dhe me motor të madh 8.0-litër W16, shkruan CNN.

I njëjti kombinim i ngjyrës shihet edhe në pjesën më të madhe të enterierit të kësaj veture, e cila përbëhet nga lëkura “Alcantara” dhe “Gris Rafale”. Po ashtu në enterier shihen edhe disa detaje nga alumini me ngjyrë rozë.

“Klienti erdhi tek ne me një vizion se si e dëshironte që Bugatti i ri të duket”, ka thënë Ken Choo, kreu i H.R. Owen, duke shtuar se “dhe ne jemi shumë të kënaqur që thellësia dhe shkalla e katalogut të gjerë të aksesorëve dhe opsioneve e Bugattit lejon që të realizohen modelet edhe më ambicioze”.

Ky Chiron Sport ka shasinë e përditësuar dhe vjen pak më i lehtë në peshë për dallim nga Chironi standard, si dhe me kapacitet prej 1,500 kuajfuqi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat