Kia publikon fotografitë e modelit të ri – K8

Auto

Kia publikon fotografitë e modelit të ri – K8

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Kia

Kia sot ka publikuar fotografitë e para të limuzinës së re K8, me të cilën synon të zëvendësojë në treg modelin K7.

Kompania jug-koreane e ka prezantuar modelin e ri si një sedan sportiv futuristik, i cili është më i gjatë (5015 mm) dhe më komfor se paraardhësit e tij, shkruan autoblog.

Vetura ndër të tjera ka marrë edhe logon e re të kompanisë, pastaj ka pjesë të përparme “Tiger Nose”, dritat LED dhe shumë detaje të kromuara.

Fotografitë e enterierit ende nuk janë publikuar, por raportohet se do të jetë i veçantë, i klasës së parë.

Shitja e këtij modeli do të nisë më vonë këtë vit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat