Shumë kompani prodhojnë kopje të veturave të shtrenjta, disa ia dalin mirë e disa jo. E së fundi, një krejtësisht e veçantë është ndërtuar në Vietnam.
Disa entuziastë të veturave të shtrenjta kanë krijuar një Ferrari F 488 GTB dhe i kanë vënë çmimin 25.000 dollarë, shkruan autoblog.
I njëjti grup më herët krijoi një Bugatti Chiron nga kartoni, por projekti i fundit është "me cilësi shumë më të lartë", sepse bazohet në një kornizë çeliku dhe i bërë nga “plaxiglasi”.
Linjat janë nxjerr dhe vetura ka marrë formën e Ferrarit të vërtetë, ndërkohë që edhe performanca e motorit është modeste.
Vietnamezët kishin një buxhet prej 1.000 dollarësh dhe projekti u përfundua për 60 ditë.