Ja pse kinezët e kanë blerë “Volvo”: Prezantojnë SUV’in e ri

Auto

Ja pse kinezët e kanë blerë “Volvo”: Prezantojnë SUV’in e ri

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Geely kinez, i cili u bë pronar i markës së famshme suedeze dhjetë vjet më parë, prezantoi një SUV të ri që ndan teknologjinë me veturën Volvo.

Njoftimi i lansimit të SUV’it të ri të këtij prodhuesi kinez tregon më së miri se Geely po “mbledh” frytet e blerjes së tij në 2010.

Modeli nën kodin KX11 duhet të shfaqet premierë në Shanghai Auto Shoë në muajin prill dhe ndërkohë Geely publikoi fotografitë se si do të duket vetura.

Ato tregojnë progres të dukshëm në dizajn, dhe ajo që nuk është e dukshme me sy të lirë është e fshehur nën dizajnin e bukur.

Është një teknologji, kryesisht platformë mekanike Architecture Compact Modular (CMA) që KX11 ndan me modele të tilla si Volvo XC40 dhe Polestar 2, por edhe disa automjete të tjera nga diapazoni i kompanive Geely dhe Lynk & Co.

Fillimi i prodhimit është njoftuar për tremujorin e tretë të vitit 2021, dhe përmendet gjithashtu varianti klasik SUS dhe opsioni hibrid plug-in.

Motori konvencional që do të përdoret nga KX11 është një benzinë ​​turbo me 4 cilindra 2.0 me 238 kf (175 KW) dhe 350 Nm çift rrotullues maksimal, ndërsa versioni hibrid do të ketë në thelb një turbo-benzinë ​​3 cilindra 1.5, i ndihmuar nga motori elektrik.

Fuqia totale e kombinuar e hibridit është 258 kf (190 kW), dhe çift rrotullimi maksimal është 415 Nm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat