Osamu Suzuki, kryetari 91-vjeçar i Suzukit do të pensionohet këtë verë

Auto

Osamu Suzuki, kryetari 91-vjeçar i Suzukit do të pensionohet këtë verë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:09
Osamu Suzuki

Kompania e automobilave, Suzuki, ka bërë të ditur sot se kryetari i saj 91-vjeçar Osamu Suzuki do të pensionohet në qershor të këtij viti.

“Menaxhmenti udhëheqës i korporatës mes viteve 2030-2050 është i përcaktuar, kështu që Suzuki do të pensionohet”, thuhet në deklaratën e kompanisë, raportojnë mediat e huaja.

Thuhet se ai do të vazhdojë të punojë si këshilltar i lartë edhe gjatë pensionit.

Kompania e katërt më e madhe e automobilave në Japoni ka bërë të ditur se planin për menaxhmetin e ri do ta bëjë të ditur më vonë gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat