​"Sulm" në BMW M3: Lexus IS 500 F Performance Sport V8 është ende në modë

Auto

​"Sulm" në BMW M3: Lexus IS 500 F Performance Sport V8 është ende në modë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:01
BMW

Prodhuesi japonez u ka ofruar klientëve sedanin e tij më të vogël me një motor të fuqishëm 5.0 V8.

Lexus ka prezantuar një version ekstrem të modelit IS në tregun amerikan, i cili ka një motor të fuqishëm me tetë cilindra nën “kapuç”.

Është një V8 atmosferik 5.0 litërsh që prodhon 479 kuaj fuqi në 7,100 rpm dhe zhvillon një çift rrotullues maksimal prej 535.5 Nm prej 4.800 rpm.

Motori është çiftuar ekskluzivisht me një automatik me 8 shpejtësi.

Kjo është e mjaftueshme që një makinë 1.765 kg të përshpejtojë nga 0 deri në 96 km/orë për 4.5 sekonda.

Për krahasim, ky rezultat është 0.4 sekonda më i dobët se versioni bazë i rivalit BMW M3.

Lexus IS 500 F Sport Performance do të arrijë në sallonet e shitjes amerikane gjatë vjeshtës, kur do të dihet edhe çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat