Vetura kineze elektrike që po e sfidon Teslan

Auto

Vetura kineze elektrike që po e sfidon Teslan

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:19
Vetura është prodhuar në bashkëpronësi me gjigantin amerikan të veturave General Motors.

Një veturë tejet ekonomike e prodhuar në Kinë dhe e cila po shitet për vetëm 4500 dollarë është duke i bërë konkurrencë të madhe veturave elektrike të Teslas.

Vetura është prodhuar në bashkëpronësi me gjigantin amerikan të veturave General Motors.

Muajin e kaluar shitjet e kësaj veture elektrike në Kinë ishin gati dyfish më të mëdha se ato të Teslas, e cila këtë muaj ishte vënë në pikëpyetje sa i përket sigurisë, shkruan BBC.

Derisa vetura Hong Guang Mini në vlerë prej 4500 dollarësh është bërë modeli më i populluar i saj, tashmë ka dalë edhe versioni i ri me kondicioner ajri në vlerë prej 5000 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat