Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

Auto

Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Land Rover V8 Defender

Land Rover V8 do të shtojë dy modele të reja, Defender 90 me dy dyer dhe Defender 110 me katër dyer.

Modelet do të dalin në shitje në verë të këtij viti, duke filluar me çmime që variojnë nga 98.550 dollarë për veturën me dy dyer dhe 101.750 dollarë për veturën me katër dyer. Kjo është afërsisht dyfishi i çmimeve fillestare të tyre, shkruan “caranddriver”.

Të gjitha modelet, duke përfshirë V8 Defender të ri, janë me tetë shpejtësi automatike dhe me katër rrota, dhe një ekran që mund të zgjerohet në 11.4 inç, nga 10 inç sa është standardi.

Këto vetura të reja pritet të arrijnë në treg gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat