Tesla do blejë nikel nga minierat e Kaledonisë së Re

Auto

Tesla do blejë nikel nga minierat e Kaledonisë së Re

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:07
Tesla

Kompania e veturave Tesla ka vendosur të bëhet partnere teknike me një minierë nikeli.

Kjo është e nevojshme për bateritë e jonit litium që furnizojnë veturat elektrike.

Firma e Elon Muskut gjithashtu do blejë nikel nga miniera Goro, ishull i vogël në Paqësorin e Kaledonisë së Re, për të siguruar furnizimin e saj afatgjatë. Kaledonia e Re është prodhuesi i katërt më i madh në botë i nikelit, i cili ka regjistruar një rritje prej 26 për qind të çmimeve gjatë vitit të kaluar, shkruan BBC.

“Nikeli është shqetësimi ynë më i madh i prodhimit të qelizave të jonit litium”, kishte deklaruar Musk kohë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat