VW përshpejton rrugën drejt veturave elektrike

Auto

VW përshpejton rrugën drejt veturave elektrike

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:42
Volkswagen

Marka e njohur e automobilave, Volkswagen ka në plan të dyfishojë prodhimin e veturave tërësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030, në një përpjekje për të përshpejtuar zhvendosjen drejt makinave me bateri.

Veturat tërësisht elektrike pritet të marrin më shumë se 70 për qind të shitjeve të gjigantit gjerman deri më 2030, krahasuar me një objektiv të mëparshëm prej 35 për qind, ka thënë VW të premten ndërsa zbuloi strategjinë e saj të quajtur “Përshpejtimi”, raporton Autonews.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë, marka VW po synon një pjesë të tregut prej mbi 50 për qind për veturat tërësisht deri në vitin 2030, duke paralajmëruar rivalët për planin e zotërimit të tregut global.

Volkswagen është duke punuar për të lansuar një veturë të re unike dhe tërësisht elektrike këtë vit e quajtur si ID4, që shënjestron tregun në SHBA dhe Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat