MINI konfirmon se do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Auto

MINI konfirmon se do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:05
MINI

Grupi BMW ka konfirmuar se nënbrendi MINI do të transformohet në brend tërësisht elektrik në dekadën e re.

MINI do të lansojë modelin e vet të fundit me djegie të brendshme më 2025, dhe më 2027 shpreson që 50 për qind e shitjeve të MINI-t të jenë vetura tërësisht elektrike. Deri më 2030, e tërë linja e brendit do të ketë vetëm versionin elektrik.

Aktualisht, i vetmi model elektrik i brendit është MINI Electric, ndërsa janë edhe versionet hibride të Countrymanit dhe Clubmanit.

Tani MINI ka konfirmuar se gjenerata e re e Countrymanit do të prodhohet më 2023 dhe se modeli aktual MINI Hatch do të prodhohet me djegie të brendshme dhe versionin tërësisht elektrik.

Countrymani i ri pritet të shtojë rivalitetin për BMW X1 dhe Audi Q3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat