Tesla thyen rekord me dërgesa brenda tre muajve të parë të këtij viti

Auto

Tesla thyen rekord me dërgesa brenda tre muajve të parë të këtij viti

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:57
Tesla

Tesla bëri publike dërgesa rekord të shtunën brenda tremujorit janar - mars, duke goditur kështu vlerësimet e Wall Street-it.

“Jemi të inkurajuar me pranimin që i është bërë modelit Y në Kinë dhe jemi duke bërë progres të madh për kapacitet të plotë të prodhimit”, ka thënë Tesla përmes një komunikate për media.

Sipas kompanisë, edhe modelet S dhe X janë pritur mirë.

Fabrika e Teslas në Shangai ka nisur prodhimin e modelit Y vitin e kaluar.

Prodhuesi i veturave elektrike ka bërë 184 mijë e 800 dërgesa të veturave gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2020 numri i dërgesave kishte arritur në 177 mijë e 822.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat