Ssangyong Rexton Sports, një veturë e madhe dhe e fuqishme “për pak para”

Auto

Ssangyong Rexton Sports, një veturë e madhe dhe e fuqishme “për pak para”

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:23
Ssangyong Rexton Sports

Kompania jug-koreane Ssangyong në fundin e vitit të shkuar prezantoi modelin e ristilizuar Rexton, ndërsa tash ka zbuluar edhe versionin e ripërtërirë “pick-up”, të emërtuar Rexton Sports.

Vetura pësoi ndëryshime të mëdha në pjesën e përparme, si maskë më të madhe, mbrojtës të përparmë ndryshe dhe drita LED të mjegullës. Ndryshimet vërehen edhe në dizajn të rrotave prej alumini, pastaj tek elementet mbrojtëse prej plastikës, dyert dhe pjesa e pasme e zbukuruar me krom.

Në pjesën e brendshme, është vënë një ekran i përmirësuar prej 9.2-inçësh, një instrument-tabelë e pajisur me të rejat e fundit, ulëse me nxehje dhe timon me material super të mirë.

Lëvizja e Rexton Sports të rinovuar bëhet me motor 2.2-litër turbo-dizel me 187 kuaj-fuqi. Është automatik me 6 dhe 7 shpejtësi.

Shitjet në Korenë e Jugut tashmë kanë filluar, me çmim prej 22.000 dollarësh dhe me këto para vështirë të gjendet nëj veturë “kaq e madhe dhe kaq e fuqishme”. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat