Volkswageni arrin marrëveshje për pagat me sindikatën IG Metall

Auto

Volkswageni arrin marrëveshje për pagat me sindikatën IG Metall

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Prodhuesi më i madh i veturave në Evropë, Volkswagen ka rënë dakord për një marrëveshje page për stafin e saj me sindikatën IG Metall, ka thënë një zëdhënës të martën për Reutersin.

Detajet e marrëveshjes do të zbulohen në një konferencë shtypi nga IG Metall.

Marrëveshja përfshin rreth 120 mijë punëtorë të Volkswagenit.

IG Metall kishte kërkuar një rritje të pagave për 4 për qind dhe muajin e kaluar hodhi poshtë ofertën më të fundit të Volkswagenit për një pagesë prej 250 eurosh për gjysmën e parë të vitit 2021 dhe një rritje të pagave prej 1.2 për qind për vitin 2022.

Punëdhënësit kanë paralajmëruar që qindra mijëra vende të punës mund të humbin për shkak të ndikimit të pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat