“Daimler” shkurton orarin e punës dhe përgjysmon prodhimin

Auto

“Daimler” shkurton orarin e punës dhe përgjysmon prodhimin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:27
Mecedez – Benz

Prodhuesi i veturave Mecedez – Benz, “Daimler” ka bërë të ditur se do të shkurtojë orarin e punës për rreth 18,500 punëtorë dhe po ashtu do të përgjysmojë përkohësisht prodhimin në dy fabrika në Gjermani për shkak të mungesës së çipave gjysmëpërçues si pasojë e pandemisë me COVID-19, gjë që ka goditur prodhimin global të veturave.

“Aktualisht kemi mungesë globale të komponentëve gjysmëpërçues”, ka thënë një zëdhënës për media i kompanisë.

Korporata “Daimler” ka njoftuar se punëtorët e saj në fabrikat në Bremen dhe Rastatt do të kenë orar të shkurtuar të punës.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 23 prilli dhe do të zbatohet fillimisht vetëm për një javë ndërkohë që kjo lëvizje ishte paralajmëruar edhe më herët.

Pandemia ka goditur shumë industrinë e veturave duke ndikuar që shumë kompani të fuqishme botërore të pësojnë humbje të mëdha financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat