Zbulohen detajet e para të modelit special V12

Auto

Zbulohen detajet e para të modelit special V12

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:11
Ferrari

Prodhuesi i veturave luksoze Ferrari zbuloi të mërkurën detajet fillestare të super veturës së saj të re, e para nga tre modelet e reja që ka premtuar për muajt e ardhshëm.

Një plan i shpejtë i prodhimit të modeleve të reja ka qenë pjesa kryesore e strategjisë së fundit të kompanisë për të mbështetur rritjen financiare.

Mundësuar nga një motor me 830 kuaj fuqi, vetura e re do të jetë një model i kufizuar i bazuar në modelin 12 cilindër 812 Superfast të Ferrarit, thuhet në njoftimin e kompanis.

Modelet e veturave të kufizuara të Ferrarit, të cilat në të kaluarën janë prodhuar në disa qindra njësi secila, janë modele edhe më ekskluzive, me azhurnime të konsiderueshme teknologjike dhe aerodinamike.

Ato janë të rezervuara për klientët e zgjedhur dhe më besnikë të shtëpisë, ata që tashmë posedojnë një ose më shumë Ferrari.

'Cavallino Rampante' ose 'Prancing Horse' do të prezantojnë vitin e ardhshëm SUV-në e tij të parë ndonjëherë, të quajtur Purosangue, ndërsa kryetari John Elkann ka thënë javën e kaluar kompania do të vazhdojë me strategjinë e saj të elektrifikimit, ku Ferrari tërësisht elektrik do të prezantohet në vitin 2025.

Ferrari do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me modelin e ri, duke përfshirë emrin e tij, çmimin, shifrat e planifikuara të prodhimit dhe kohën për dërgesat e para, në një ngjarje virtuale më 5 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat