Jaguar Land Rover pezullon prodhimin e veturave

Auto

Jaguar Land Rover pezullon prodhimin e veturave

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:17
Jaguar Land Rover

Jaguar Land Roveri ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të dy fabrikave kryesore të veturave për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë.

Vështirësitë në prodhuesin më të madh të veturave në Britaninë e Madhe u bëjnë jehonë problemeve të ngjashme me prodhuesit e tjerë, përfshirë Fordin, të cilat janë prekur nga një mungesë globale e çipave.

JLR-ja tha se do ketë një “periudhë të kufizuar” të mbylljes në Haleweood dhe Caste Bromwich, nga e hëna.

“Kemi rregulluar oraret e prodhimit për automjete të caktuara që do të thotë se fabrikat tona do operojnë një periudhë të kufizuar të mosprodhimit nga e hëna, 26 prill”, thuhet në njoftimin e JLR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat