Mungesa e çipave, Mitsubish do të prodhojë 16 mijë vetura më pak

Auto

Mungesa e çipave, Mitsubish do të prodhojë 16 mijë vetura më pak

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:28
Mitsubish

Gjiganti i veturave, Mitsubishi, do të ulë prodhimin me rreth 16 mijë vetura më pak në mbarë botën muajin e ardhshëm për shkak të mungesës së çipave, sipas një zëdhënësi të kompanisë, prodhuesi më i fundit që mbërthehet nga kriza që ka kapluar industrinë e veturave në botë.

Prodhuesi japonez i veturave prodhoi 90.745 njësi globale në janar dhe 88.754 në shkurt, sipas faqes së saj të internetit, kështu që ulja e prodhimit përfaqëson pothuajse një të pestën e prodhimit të përgjithshëm. Mitsubishi ka thënë në mars se do të ulte prodhimin e brendshëm të veturave me 4.000 deri në 5.000 njësi atë muaj dhe po rishikonte planet e saj të prodhimit për prillin.

Lista e prodhuesve të veturave në të gjithë botën që po vuajnë për shkak të mungesës së çipave po rritet çdo ditë e më shumë. Jaguar Land Rover e Renaulti janë kompanitë e tjera që po ulin prodhimin për shkak të mungesë së tyre.

Prodhuesi gjerman i pjesëve Robert Bosch paralajmëroi që industria e veturave do të duhet të përballet me një "situatë të pakënaqshme për shumë muaj që do të vijnë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat