VW-ja paralajmëron Multivan T7 përmes disa skicave

Auto

VW-ja paralajmëron Multivan T7 përmes disa skicave

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:31
Multivan T7

Vokswageni përmes disa skicave ka paralajmëruar gjeneratën e re Multivan (e shtata) dhe premiera e këtij modeli pritet së shpejti.

Modeli paraprak Multivan T6.1 do të mbetet sërish në ofertë për klientët, së paku edhe për një kohë.

Deri më tash dihet se Multivan T7 do të vijë me platformë të adaptuar MQB dhe në gamën e saj, kompania do të ofrojë vetura me benzinë, dizel dhe me gaz natyror. Gjithsesi, njoftimi zyrtar për motorët do të bëhet më vonë.

Më herët është folur edhe për një variant hibrid.

Sidoqoftë, sipas paralajmërimeve të VW-së, Multivan T7 do të jetë më praktikë se asnjë tjetër, do të ketë hapësirë të brendshme më të madhe, ulëse prapa që mund të sillen për 180 shkallë, sistem multi-medial me ekran 10-inçësh, frenim automatik për parkim, drita LED dhe marsh DSG. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat