Edhe BMW-ja goditet nga mungesa e çipave

Auto

Edhe BMW-ja goditet nga mungesa e çipave

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:24
BMW

BMW-ja është prodhuesi i fundit i veturave që është goditur nga mungesave e çipave, një problem global në industrinë e veturave kohëve të fundit.

BMW-ja do të ndalojë prodhimin e veturave Mini në fabrikën e saj në Oksford, Angli, për tre ditë duke filluar nga 30 prilli, sipas një zëdhënëse. Po zvogëlon gjithashtu prodhimin e marsheve në fabrikën e saj në Regensburg, Gjermani, këtë javë.

BMW ishte një nga prodhuesit e mëdhenj të veturave që nuk u dëmtua nga mungesa e çipave që pritet t'i kushtojnë industrisë dhjetëra miliarda të ardhura këtë vit.

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, këtë javë e quajti këtë çështje një "problem të madh". NXP Semiconductors kanë thënë se pritet që furnizimi të jetë i ngadaltë gjatë gjithë vitit dhe kufizimet e paralajmëruara për industrinë e veturave mund të vazhdojnë deri në vitin 2022.

Megjithëse BMW shmangu trazirat për muaj me radhë, ajo pranoi sfidat për të siguruar pjesë të mjaftueshme për të gjitha impiantet e saj.

Fabrika e Oksfordit prodhoi rreth 222.340 vetura Mini në vitin 2019, ekuivalente me rreth 870 vetura në ditë pune. Rreth 80 për qind e veturave të prodhuara në Britani eksportohen.

Fabrika e Regensburgut ndërton X1 dhe X2 si dhe Gran Tourer të serive 1 dhe 2. Ajo prodhoi rreth 200.000 vetura vitin e kaluar ose rreth 790 vetura në ditë pune.

Impiantet e tjera të BMW-së vazhdojnë të funksionojnë si normale, sipas kompanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat