Aston Martin prezanton modelin e ri V12 Speedster

Auto

Aston Martin prezanton modelin e ri V12 Speedster

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:04
V12 Speedster

Aston Martin ka prezantuar modelin e ri V12 Speedster që duket se do të jetë një ëndërr për pak të zgjedhur. Kompania automobilistike ka vendosur të prodhojë vetëm 88 ekzemplarë, duke e bërë edhe më tepër ekskluzive këtë makinë kabriolet, që do të ketë edhe një çmim të kripur, 765 mijë stërlina.

Për drejtuesit ky automjet bashkon të kaluarën e lavdishme me të ardhmen e ndritur të brandit britanik.

“Një atuomjet i mrekullueshëm, i pasur me detaje të shkëlqyera”, thonë të apasionuarit e botës së mjeteve.

Vetëm procesi i lyerjes së kësaj makinë luksoze ka zgjatur 50 orë punë të kujdesshme me pigmentin Racing Green.

Ka një motor të jashtëzakonshëm e të fuqishëm dhe i duhen 3.4 s të arrijë nga ndalesa në 100 km në orë.

Sipas kreut të departamentit kreativ të Aston Martin, kjo veturë është e rrallë dhe e projektuar për të ofruar një eksperiencë pilotimi të jashtëzakonshme dhe elegante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat