Lamborghini ka rihapur muzeun me ekspozitë mbresëlënëse

Auto

Lamborghini ka rihapur muzeun me ekspozitë mbresëlënëse

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:06
Lamborghini ka rihapur muzeun me ekspozitë mbresëlënëse

Pasi u mbyll për shkak të pandemisë, Lamborghini rihapi muzeun e saj Mudetec.

Muzeu është i vendosur në Sant’Agata Bolognese, dhe me atë rast u organizua një ekspozitë e re mbresëlënëse me titull “E ardhmja është trashëgimia jonë”, e cila përqendrohet te inovacioni dhe tradita.

Hapja e re feston gjithashtu 20 vjetorin e muzeut Mudetec, si dhe 50 vjetorin e lindjes së modelit legjendar Countach. Ekspozita është e ndarë në dy kate dhe futet përmes një tuneli ku dëgjohet tingulli fantastik i motorit V12. Gjithashtu tregohet një video e krijuar për nder të modeleve legjendare V12 të festuara nga Lamborghini.

Kjo pasohet nga modelet e prodhuara midis viteve 1960 dhe 1990, nga Miura te Diablo, dhe pastaj është e mundur të shohim dy modele futuriste, Essenza SCV12 dhe Vision GT.

Në katin e dytë është Countach i montuar në një platformë dhe ka edhe modele të prodhuara që nga viti 2000, raporton carbuzz.

Ekspozita përfshin gjithashtu versione të kufizuara si Reventon, Sesto Elemento, Veneno, Centenario, si dhe Lamborghini i parë me teknologji hibride, modeli Sian.

Përveç veturës, ekziston edhe një imitues i ngasjes, i cili ofron mundësinë e marrjes së fotove pranë modelit tuaj të preferuar Lamborghini dhe ndarjen e fotografisë direkt në rrjetet sociale, dhe gjithashtu është e mundur të merrni një foto të shtypur.

Muzeu do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 9:30 e mëngjesit deri në ora 6:00 pasdite dhe do të mbyllet midis 15 gushtit dhe 25 dhjetorit. Rezervimet dërgohen përmes faqes në internet të Lamborghinit, dhe situata aktuale pandemike e muzeut mund të vizitohet nga 12 vizitorë çdo gjysmë ore.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat