Audi e-Tron GT ka mbërritur në sallat e ekspozitës, ja sa do të paguani për të

Auto

Audi e-Tron GT ka mbërritur në sallat e ekspozitës, ja sa do të paguani për të

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:07
Audi e-Tron GT

Me lansimin e Audi e-tron GT, kjo kompani ka treguar qartë se ka vendosur të bëhet një nga liderët në zhvillimin e elektromobilitetit.

Menjëherë pas lansimit, e-tron GT doli në shitje në pothuajse të gjithë tregun evropian.

Çmimet dihen gjithashtu, kështu që GT “i zakonshëm” në Gjermani fillon me 99,800 euro, ndërsa versioni RS fillon me 138,200 euro.

Që nga sot, modeli mund të blihet në 27 vende të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Audi e-tron GT quattro ka 476 kf dhe 630 Nm, ndërsa RS më i fuqishëm sjell deri në 598 kuaj fuqi dhe 830 Nm.

Ka teknologji 800 volt që siguron karikim jashtëzakonisht të shpejtë.

Me një bateri 84 kWh, ofron një distancë prej 488 km.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat