Hyundai tërheq afro 400 mijë automjete nga tregu për shkak të problemeve me motor

Auto

Hyundai tërheq afro 400 mijë automjete nga tregu për shkak të problemeve me motor

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:13
Hyundai

Hyundai do të tërheq më shumë se 390,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë për shkak të dy problemeve që mund të shkaktojnë zjarr në motor.

Sipas dokumenteve të publikuara të mërkurën nga Administrata Nacionale e Sigurisë Rrugore në SHBA, pronarët e këtyre automjeteve kërkohet t’i parkojnë ato dhe t’i mbajnë larg ndërtesave derisa problemi të jetë rregulluar.

Tregtarët do të zëvendësojnë siguresat e po ashtu edhe kompjuterët e automjeteve nëse do të jetë e nevojshme. Problemi ka shkaktuar 18 raste të zjarrit në SHBA, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, sipas të dhënave zyrtare.

“Hyundau është duke e realizuar këtë tërheqje për të ruajtur sigurinë e konsumatorëve të tij”, ka thënë kompania përmes një deklarate për media.

Muajin e kaluar edhe Kia pati tërhequr 147,000 automjete për shkak të problemeve të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat