Veturat elektrike do të kushtojnë më pak se të tjerat brenda vitit 2027

Auto

Veturat elektrike do të kushtojnë më pak se të tjerat brenda vitit 2027

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Deri në vitin 2027, veturat elektrike do të jenë më të lira në Evropë sesa ato me një motor tradicional me benzinë ​​ose naftë.

Kjo bëhet e ditur nga një raport i hartuar nga Bloomberg, sipas të cilit deri në vitin 2035 makinat elektrike dhe furgonët do të shiten pothuajse ekskluzivisht në BE.

Ulja e kostos së baterive dhe legjislacioni më i rreptë i BE-së për emetimet e CO2, sipas studimit, së bashku me një rritje të fuqishme të sistemeve të rimbushjes, do të jenë dy faktorët përcaktues që ky projekt të materializohet.

Raporti i Bloomberg, i porositur nga Federata Evropiane e Transportit dhe Mjedisit, thekson se që në vitin 2025 segmenti i veturave të lehta tregtare do të jetë segmenti i parë që do të bëhet më i lirë për t’u blerë në versionin e baterisë sesa në versionin e motorit me djegie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat