SSC prezantoi Tuatara Striker dhe Aggressor

Auto

SSC prezantoi Tuatara Striker dhe Aggressor

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:56
Tuatara Striker

SSC ka prezantuar dy versione të reja të hiper veturës Tuatara, Striker dhe Aggressor.

Tuatara Striker është një model i përqendruar në aerodinamikë, kështu që vetura me një shpejtësi prej 255 km/h krijon 500 kg forcë rrëzimi. Spolerja masive e pasme është pjesë e paketës dhe punon në kombinim me një krah aktiv, një stabilizues vertikal dhe një difuzor të modifikuar.

Ndarësi i përparmë është pjesë e zgjidhjeve aerodinamike në pjesën e përparme. Brenda ka më shumë karbon dhe alcantara.

Ky model zhvillon standardin 1,750 kuaj/fuqi, por Tuatara Aggressor është më i fuqishëm sepse fuqia është rritur në 2,200 kuaj/fuqi. Ashtu si në rastin e Striker, edhe aerodinamika është përmirësuar, por ky model është projektuar ekskluzivisht për pistën.

SSC nuk ka lëshuar detaje të tjera përveç se vetura mund të modifikohet ndjeshëm duke përfshirë tingullin e saj.

Kompania synon të prodhojë vetëm 100 kopje “standarde” të modelit Tuatara, 100 kopje të Tuatar Striker dhe vetëm 10 kopje të Tuatara Aggressor. Çmimet ende nuk dihen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat